×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kosovari që u paraqit si agjent i CIA-s, vuri në lajthitje familjen se ka njohuri për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 15:44

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditëve, për të dyshuarin S.G., i cili ka mashtruar familjarët e biznesmenit Bedri Rexdhepi, i cili është zhdukur nga data 8 prill.


    I dyshuari është paraqitur si agjent i CIA-s amerikane. Ai ka deklaruar se Bedri Rexhepi gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë nga aty duhen 3 mijë apo 4 mijë euro.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë 30.07.2021, në Hib Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore në atë mënyrë që ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain dhe ka kërkuar që komunikimi të bëhet përmes emalit Ardianoneilbajraktari@gmail.com dhe pas shkëmbimit të disa emaleve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”, ka njoftuar Gjykata.

    Tutje Gjykata bën të ditur se i pandehuri dyshohet për veprat penale “Mashtrim”, “Shantazh”, “Prezantim i rremë si person zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Manipulim i provave”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!