×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani dekreton Ligjin për rishikimin e buxhetit

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 12:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Presidenca.

    “Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Buxheti për vitin 2021 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 28 korrik të këtij viti, me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!