×
  • Lajme
  • Lajme

    6 muaj burgim me kusht për zv.ministrin e Administrës Publike, a do të largohet nga Qeveria?

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 19:16

    Me 6 muaj burgim është dënuar zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.


    Ai është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë drejtor i Inspeksionit në Prizren.

    Nëse brenda një viti Nerjovaj nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, nuk do të vuajë dënimin.

    Mbrojtja e Nerjovajt, avokati Blerim Mazreku, vendimin e ka konsideruar të padrejtë dhe ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

    Sipas aktakuzës, Bujar Nerjovaj sa ishte drejtor i Inspeksionit në Prizren gjatë periudhës 2011-2013, nuk i kishte siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve në zonën historike të Prizrenit, raporton ktv.

    Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.

    E, zëvendësministri Nerjovaj pati paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë nëse shpallet fajtor.

    Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje, nëse ai do të shkarkohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!