×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Punonte kamarier në Britani, policia e ndaloi rastësisht, por shqiptari kapet me 1 kg kokainë

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 21:39

    Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike pasi u kap në makinë me një kilogram kokainë.


    Mësohet se në prangat e policisë britanike ra shtetasi Kastriot Dardha, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Golf” në autostradë.

    Ai u ndalua rastësisht nga policia, pas dyshimeve se mund të mos kishte patentë.

    Mediat britanike shkruajnë se Dardha punonte si kamarier, i cili kishte ardhur në Britani për të fituar shumë para, me dëshirën për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.

    Gjykata e Noruich tha se 23-vjeçari fillimisht iu dha detaje të rreme oficerëve të policisë, të cilët gjetën një paketë, e cila dukej se përmbante një kilogram drogë, në pjesën e pasme të pasagjerëve.

    Dardha, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatë, pasi kishte pranuar më herët praninë e lëndës narkotike.

    Ai dënua me 20 muaj burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!