Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19, para nisjes së vitit të ri shkollor.
“Rreth 50 përqind e stafit është vaksinuar, por synojnë që edhe pjesa tjetër ta marrë vaksinën”, është shprehur Nagavci.
“Shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që të vaksinohen dhe të jenë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ftoj dhe studentët sidomos ata në konvikte që të vaksinohen”, tha Nagavci.
Ajo ka thënë se është e nevojshme akoma që punëtorët arsimorë të vaksinohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.