×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Reçica: Gruaja rome refuzon të pranojë mbrojtje sociale

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 19:33

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar në Qendrën për Rehabilitimin e Grave të Prekura nga Dhuna, tash gruan rome e cila ka qenë cak i dhunës fizike në ditët e fundit.


    “Si ministër e ndjeva për obligim që të vi dhe ta vizitojë një qytetare që trajtohet si viktimë e dhunës. Gjendja aktuale e saj është në nivel të mirë. Është transferuar nga Qendra për Punë Sociale e Ferizajt, në Podujevë dhe në në mungesë të qendrës në Podujevë është transferuar në Prishtinë”, ka thënë Reçica, njofton Klan Kosova.

    Reçica ka pohuar se tashmë kjo qytetare ka një kujdestar që është përgjegjës për të.

    Por sipas ministrit gruaja nga komuniteti rom nuk ka vullnetin që të gëzojë mbrojtjen sociale.

    “Ajo nuk është e kënaqur që të rehabilitohet në një qendër të tillë. Punëtori social duhet të marrë vendimet dhe të rekomandohet që të vizitohet nga një ekip mjekësore. Nuk është e mitur, është në moshë të rritur dhe nuk ka vullnet që të pranojë mbrojtje sociale”, ka dekalruar Reçica.

    Kujtojmë se gruja rome u rrah së pari në qytetin e Lipjanit dhe më pas Ferizajt, çka ngjalli reagime të ashpra tek politikanët, por jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!