×
  • Lajme
  • Botë

    Gazetari dhe kameramani u rrahën nga vendasit pasi po raportonin për zjarret

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 22:38

    Turqia po lufton me flakët prej disa ditësh. Mediat raportojnë për shumë dëme në botën e faunës dhe djegie të pyjeve në Turqi.


    Reporteri i Halk Tv, një media lokale në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.

    Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju ndalojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.

    Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe kameramanit.

    Gökmen Karadağ tha: “Sa vjet kam qenë transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!