×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përfundon në lokal, 6 persona të lënduar

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 22:22

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 6 persona.


    Ngjarja është regjistruar në unazën e qytetit pranë stacionit të trenit, ku mjeti tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Scoda”, ky i fundit ka përfunduar brenda një lokali buzë rrugës.

    Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia, e cila ka nisur hetimet.

    Shqiptarja.com sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi dy automjtet kanë marrë dëmtime shumë të mëdha në pjesën e përparme të tyre.

    Dy drejtuesit Ilir Deda dhe Astrit Kurti kanë marrë dëmtime të lehta në trup, e ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe Romilda Pirra; Melisa Pirra; Belul Kurti e Klajdi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!