Ndërsa rastet me variantin Delta vijojnë të rriten nëpër ShBA, kapacitetet në njësitë e kujdesit intensiv po ezaurohen në spitalet në Austin. Tashmë zyrtarët paralajmërojnë për “katastrofë” në Teksas.
Duke raportuar nga Austin, Alexandra Villarreal bën të ditur se qeveritë lokale u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë maska dhe të vaksinohen pasi shteti po kthehet sërish një epiqendër e pandemisë.
“Situata është kritike,” tha Desmar Walkes, autoriteti shëndetësor i qarkut Austin-Travis, në një deklaratë.
“Spitalet tona janë ezauruar rëndë dhe mbetet shumë pak për të bërë për ta lehtësuar barrën e tyre ndërsa rastet rriten.”
Zona e shërbimit të traumave në Teksas që përfshin Austin ka vetëm gjashtë shtretër për terapi intensive në dispozicion, 499 shtretër spitalorë në dispozicion dhe 313 ventilatorë për një popullsi prej gati 2.4 milionë banorësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.