×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialistja e shëndetit publik: Vaksinohuni, jemi shoqëri me fat që kemi vaksina të sigurta dhe efektive

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 18:45

    Specialistja e shëndetit publik në Britani të Madhe, Ardiana Gjini, ka vlerësuar se në Kosovë tashmë ka filluar një valë e re e pandemisë me COVID-19, duke thënë se shpërndarja e infeksionit është shumë më e shpejtë se sa është pritur me variantin Delta.


    Ajo për emisionin Info Magazine në Klan Kosova u shpreh se beson që tashme gjithë qytetarët e kanë kuptuar që koronavirusi është një infeksion dhe sëmundje signifikante dhe shkakton sëmundshmëri mjaft serioze, dhe për fat të keq edhe numër të konsiderueshëm të të vdekurve.

    “Është brengosëse që popullata nuk është vaksinuar në shkallë aq të lartë sa është dashur deri më tash”.

    “Mbrojta më e mirë, më efikase, më e lirë dhe e sigurt për nga aspekti shëndetësor është vaksinimi. Jemi si shoqëri globale më se me fat që kemi vaksina që janë cilësuar jo vetëm të sigurta, por edhe efektive”.

    “Tani nuk kemi limitim për vaksinim sikur disa muaj më parë. Vaksinat janë efikase edhe ndaj variantit Delta, që ka një infeksiozitet shumë më të shtuar se sa varianti origjinal, gati tre here”, deklaroi ajo.

    Ndërkaq, lidhur me masat e reja që janë miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, Gjini u shpreh se beson që janë dukshëm të domosdoshme, me vet vaktin, siç tha, që deri më tani vetëm rreth 15 përqind e gjithë popullatës kosovare janë vaksinuar.

    Ajo po ashtu vlerësoi që organet kompetente në vendin tonë do të duhej të kishin bërë një kampanjë më të dukshme rreth përfitimeve të vaksinimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!