Ditëve të fundit të interesuarit për imunizim nëpërmjet rrjeteve sociale po shfaqin pakënaqësitë e tyre se nuk po arrijnë të caktojnë ndonjë termin përmes platformës online e-Kosova, ndonëse mundësia është edhe fizikisht.
Në një situatë kur rastet e reja po shënojë rritje, profesionistët shëndetësorë po kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që vaksinimi të vazhdoj edhe gjatë ditëve të vikendit, madje në qendra të caktuara të bëhet edhe zgjerimi i kapaciteteve humane, njofton Klan Kosova.
Nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se në Prishtinë kjo do të ndodhë, meqë nga 34 ekipe sa janë aktualisht do të bëhen 50 të tilla.
MSh theksoi se sipas nevojë do të punohet edhe gjatë të shtunave dhe të dielave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 17 mijë e 986 doza të vaksinës, ku në total janë dhënë 539 mijë e 752 vaksina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.