Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka zyrtarizuar Mimoza Kusarin nga “Alternativa” për kryetare të Gjakovës.
Këtë e ka bënë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin sociale “Facebook”, ku kanë shkruar se fryma e mirë e bashkëveprimit mes këtyre dy partive ka sjell rezultate të mira, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
Njoftimi i plotë:
Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.
Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal.
Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.
Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.
Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë.
Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.