×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Antikorrupsionit: Do t’ua ndalojmë zyrtarëve pozitat e shumëfishta

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 18:20

    Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka folur për konfliktin e interesit dhe mosdeklarimin e pasurisë nga zyrtarë të lartë.


    Ai tha se janë një numër i zyrtarëve të ndryshëm ndaj të cilëve është ushtruar kallëzim penal.

    “Kemi edhe aktgjykime dënuese, me gjobë me burg me kusht, si ai i javës së kaluar i ish-kryetarit të Klinës”, tha ai.

    Ai tha se zyrtarët që kanë deklaruar pasuri të rrejshme, kanë marrë dënime të merituara.

    Ka thënë se i kanë në proces zyrtarët e lartë të cilët mbajnë më shumë se një pozitë dhe do AKK-ja do t’i shpallë deklarimet e tyre të pasurisë.

    “Do t’ua ndalojmë edhe pozitat e shumëfishta, është çështje ditësh deklarimi i pasurisë të zyrtarëve të lartë. Kemi marrë informacione kush janë zyrtarët e mundshëm në konflikt interesi”, tha ai, transmeton koha.net.

    Havolli tha se sa i përket shpërdorimit të detyrës zyrtare ose korrupsionit, për gjatë vitit të kaluar janë marrë rreth 59 aktgjykime e janë dërguar në gjykata.

    “Ata që kanë deklaruar rrejshëm kanë marrë dënime si burgim me kusht ose me gjobë”, tha ai tutje.

    Një ligj i ri që pritet të hyjë në fuqi, ai thotë se do të ketë fuqi më të madhe edhe agjencia për kontrollin e zyrtarëve të lartë.

    “Kështu edhe agjencia jonë do të ketë qasje në xhirollogaritë e tyre”, tha ai, duke shtuar se pritet të zgjerohet edhe baza deklaruese.

    Havlli tha se në të ardhmen, kur të bëhet deklarimi i pasurisë, inspektorët e të gjitha nivele, zyrtarë të prokurimit, inspektorati policorë e ata të nivelit më të lartë të hetimeve, do të deklarojnë pasurinë.

    “Kah fundi i muaj pritet të shkojë në Qeveri ligji për deklarim”, tha ai.

    Havolli tha se ligji i ri për deklarim të pasurisë nuk i kontrollon të gjitha konfliktet e interesit, prandaj, thotë se AKK-ja bashkë me Këshillin e Evropës po përgatisin një dokument ku jepen më shumë detaje dhe njohuri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!