×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja nga Klina kujton shkrimet e 16-vjeçarit të vrarë 20 vjet më parë nga serbët

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 19:43

    “Vështirë është të shkruash për Kosovën, për gjakun që nuk falet. Hallet dhe vuajtjet e popullit shqiptar, përditë e më shumë po shtohen. Kosova po i kalon ditët më të vështira të jetës së saj.


    Mendoj: Dritë do të bëhet! Drita do të agojë!”. Këto janë fjalët që Armend Mërlaku i kishte shkruar 15 ditë përpara se të ekzekutohej nga forcat serbe, raporton KTV.

    Pavarësisht rrethanave të vështira gjatë 1999-s, 16-vjeçari nga fshati Gremnik i Klinës vazhdonte shkollimin në shtëpi private.

    E motra e tij, e cila ishte më e afërta me vëllanë, me lot në sy lexon shkrimet e tij.

    Familja Mërlaku, gjatë kohës së luftës, kishte shkuar për strehim në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, ku edhe humbën familjarët e tyre.

    Ata janë të zhgënjyer me institucionet, pasi që trupi i Armendit nuk është gjetur ende.

    Në masakrën e Pastasellës u vranë e u masakruan 106 persona, nga vende të ndryshme të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!