Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Reporteri.net se aksidenti ka ndodhur sot në ora 16:00.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, tha ajo për Reporterin.
Ajo më tej shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Reporteri.net/.