×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Telekomit kërcënon sërish me protesta

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 19:49

    Telekomi i Kosovë i ka ndërprerë të gjitha kontratat për hapësira reklamuese në vlerë prej mbi 22 milionë eurosh.


    Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Bedri Istrefi, i cili ka theksuar se u është vazhduar kontrata për rreth 3 muaj edhe 80 punëtorëve.

    Derisa ka folur për gjendjen në Telekom, Istrefi ka pohuar për KTV-në se pret që Qeveria e Kosovës t’i kthejë dividentën ndërmarrjes, në të kundërtën ka paralajmëruar protesta.

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik në anën tjetër ka thënë se Qeveria është duke e shqyrtuar kërkesën e Telekomit.

    Edhe Sindikata e Punëtorëve pret që Qeveria të reflektojë pasi sipas tyre vendimi për mos kthimin e dividentës do të ishte i padrejtë.

    Telekomi i Kosovës gjatë muajit maj ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave që qeveria t’ia kthejë 15 milionë euro të dividentës që ndërmarrja e kishte paguar në vitin 2015, pasi Bordi e vlerëson vendimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa, të jashtëligjshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!