×
  • Lajme
  • Lajme

    Fshati i Shaqirit i del në krah për Bajram, mbrojnë “elhamdulilahun”

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 20:24

    Faljen e Fitër Bajramit e bënë në Xhami. Besimtarët myslimanë të Zhegrës së Gjilanit, sikur edhe viteve tjera, lutjet i bënë sikur shumë vjet më parë, në traditën e fshatit.


    Madje, këta janë të lumtur që edhe bashkëvendësi i tyre Xherdan Shaqiri, i përçon në botë mesazhet në mënyrën e njëjtë, duke e përkrahur mënyrën e tij të festimit, kur shkroi “Elhamdulilah”, njofton Klan Kosova.

    Të tjerët thanë se nuk ia vënë veshin kritikave ndaj Shaqirit, kur ekipi i tij morri epitetin e fituesit në Ligën e Kampionëve të shtunën.

    Ndryshe, edhe vetë Shaqiri sot publikoi një urim ku nuk ngurroi të shkruante “Elhamdulilah”, ndonëse për këtë u kritikua në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!