×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Amerika, Hoxhaj thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 20:48

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur një takim me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugor në kuadër të Departamentit të Shtetit Amerikan, Susan Falatko.


    Me të, sipas Hoxhajt, është biseduar në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila, siç thotë ai, duhte të sjell njohje të ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.

    “Patëm një diskutim të mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.

    Sidoqoftë, arritja e një marrëveshjeje finale nuk po duket në horizont, meqë dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar prej muajsh.

    E për këtë temë, në fillim të muajit të ardhshëm të dyja delegacionet do të marrin pjesë në Samitin e Parisit, ku është thënë se do të diskutohet përfundimisht fati i dialogut, temë kjo që u fol edhe në Samitin e Berlinit por pa ndonjë rezultat.

    Ndryshe, para disa ditësh në Kosovë arritën disa përfaqësues të shtetit gjerman dhe atij francez, ku takuan liderët kosovarë pak javë para se të zhvillohet një prej takimeve më të rëndësishme në vitet e fundit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!