Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve në pikat kufitare.
Derisa mërgimtarët që kishin qëndruar për pushime verore në Kosovë po kthehen në vendet ku jetojnë, pritjet nëpër pikat kufitare gjatë ditëve të fundit kanë qenë të gjata.
Por, duket se fluksi i atyre që po dalin nga Kosova, sot nuk është i madh.
Pritje më të gjata ka në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë, ku udhëtarët që po e lënë Kosovën po presin nga 50 deri në 60 minuta.
Në pikat tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 10 deri në 15 minuta, apo deri në 30 minuta më së shumti.
Derisa për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.