Është zbuluar identiteti i personit që u gjend i vrarë pranë traut të një shkolle private në Liqenin Artificial në Tiranë.
Ai është Haxhi Baçinozi, i moshës 62 vjeç, ishi përndjekur politik nga Fieri.
Baçinozi u qëllua ndërsa po bënte vrap me të birin, nga dy persona të maskuar me xhup. Deri më tani policia ka informuar se personat që qëlluan janë I. H dhe I.M.
“Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.”, ka njoftuar policia.