Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka thënë se krahasimi i koncertit në Leposaviç të grupot ‘fashist serb’ me emrin “Riblja Corba”, me koncertin e Goran Bregoviqit ne Korçë është i palogjikshëm dhe absurd.
Sipas tij kjo sepse thelbi i problemit nuk është tek këngëtarët, por tek ata që u kanë bërë ftesë atyre.
“Në Korçë janë shqiptarë që e kanë ftuar një mik të Karaxhiqit për të kënduar. Ndërkaq, në Leposaviç janë çetnikë serbë që i kanë ftuar disa çetnikë tjerë për të kënduar. Është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar”, ka shtuar ai.
Sipas Latifit është krejtësisht e kuptueshme të mos pajtohemi që në qytetin e shkollës së parë shqipe të përformoj një këngëtar serb.
“Po ashtu nuk duhet pritur tjetër gjë nga serbët e veriut, përveç demonstrimit të dëshirave të tyre për ta rikthyer pas rrotën e historisë. A duhej ta ndalte policia e Kosovës hyrjen e këtij grupi muzikor në Kosovë? Po, duke marrë për bazë qëndrimet e tij për shtetin e Kosovës. Pse pra nuk janë ndaluar? Me gjasë shkaku lidhet me faktin se ministrat përkatës kanë filluar të merren më shumë me çështjet e fushatës elektorale dhe nuk kanë kohë të merren me atë se kush hyn e kush del në territorin e Kosovës. Kur neve na binë në kry votat, i harrojmë edhe babë e nanë, e lëre më punët e përditshme të shtetit”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.