×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Audiopërgjimet në Bild, Basha: Radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim i Edi Ramës

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 14:20

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të adudiopërgjimeve të bëra publike nga gazeta gjermane Bild. Sipas Bashës, 6 përgjimet janë janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.


    E vetmja zgjidhje thotë Basha është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitrore.

    Reagimi i Lulzim Bashës

    Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

    6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

    Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

    • Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.

    • Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.

    • Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.

    • Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.

    • Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

    Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

    • Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.

    • Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.

    • Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

    Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

    Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!