×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpëtoi një nënë me fëmijë nga mbytja, shqiptari në gjendje të rëndë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 13:22

    Dje, një vrojtues ka bërë një akt heroik në det duke shpëtuar nënë e bir nga mbytja, por vetë ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.


    Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë ku vrojtuesi i plazhit, Idajet Roçi ka pikasur në det nënë e bir që kërkonin ndihmë dhe menjëherë u zhyt për të nisur misionin e shpëtimit.

    Pedagogu në Vlora, Ilir Metaj ka postuar një fotografi të vrojtuesit duke thënë se ai u dha jetë dy të panjohurve, ndërsa pa menduar që jeta e dhënë atyre mund të ishte e tija.

    “Ky është Idajet Roçi, vrojtues plazhi. Dje shpëtoi një nënë dhe djalin e saj nga mbytja. Vetë ndodhet në spital pas luftës me dallgët e detit. Ai u dha jetë dy të panjohurve që ishin në rrezik,pa menduar që jeta dhënë atyre mund të ishte e tija. Qofsh i bekuar me jetë të gjatë Idajet!”, shkroi Metaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!