Një 20 vjeçare është sjell sot pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj nga dy persona që janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se ata e kanë sjell viktimën me një veturë të tipit Audi me tabela të Zvicrës por që numrat nuk po mund të deshifrohen për shkak të pamjeve të dobëta të kamerave të sigurisë.
Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se në trupin e 20 vjeçares ka shenja të dhunës në trupin e saj.
Sipas këtyre burimeve trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion.
Deri më tani nuk është identifikuar viktima e as personat e dyshuar që e kanë sjellë atë në spital. /Reporteri.net/.