×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënon një person me pushkë në Shtime, prangoset nga policia

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 21:36

    Një person me iniciale A.F, 30 vjeçar është arrestuar gjatë pasdites së sotme në Shtime, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me armë zjarri një person me iniciale L.S, 31 vjeçar.


    Sipas Policisë kërcënimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike A-47.

    “Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt, ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!