×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetarët nga Korça: Kemi ardhur për Bregoviqin, kënga bashkon popuj

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 23:02

    Nata e pestë dhe e fundit e festës së Birrës në Korçë po përmbyllet me natën finale me performancën e këngëtarit boshnjako-kroat, Goran Bregoviq.


    Qytetarët e shumtë që janë pjesë e kësaj ceremonie festive, thonë se në Korçë këto ditë gjenden për të shijuar birrat Korça e Tirana, si dhe interpretimin e një artisti të madh siç e quajnë ato Bregoviçin. Ata thonë se kënga duhet të bashkojë popujt, e jo t’i ndajë ato.

    “Birra Korça është traditë. Gjithmonë kemi qenë pjesë e festës poshtë, ndër vite. Jemi gjithmonë në Korçë. Ka një organizim të madh. Më pëlqen fakti që është e kontrolluar e gjitha dhe shoh edhe performancën e lartë. Kjo është nata finale dhe besoj do të jetë kulmi i festës. Goran është artist i madh, e thotë puna e tij. Do e ndjekim me kënaqësi këtu në Korçë”, u shpreh parashutisti Alket Islami.

    Gjithashtu qytetarë të tjer thonë se kanë ardhur në këtë mbrëmje pikërisht për Goran Bregoviç, e se këngët sllave, i kanë dëgjuar që në vitet e diktaturës.

    “Kemi ardhur apsatafat për Goran Bregoviç. Kam ardhur me familjen”, tha një i pranishëm.

    Një tjetër u shpreh:

    “Kemi ardhur ditën e sotme. Do të shohim koncertin e Goran Bregoviç. Ai ka ardhur dhe herë të tjera në Shqipëri. Veriu e kemi dëgjuar muzikën sllave edhe në kohën e Enverit. E simpatizojmë. Nuk i vjen e keqja e Shqipërisë dhe Kosovës nga Goran Bregoviç”.

    Një tjetër i pranishëm në festë, tha se ka ardhur nga Tirana me familjen, e atmosfera e krijuar është vërtetë e mrekullueshme.

    “Kam ardhur nga Tirana. Në Korçë kemi qenë edhe më parë. Kam ardhur këtu me biletë për të ndjekur koncertin. Muzikën sllave e kemi dëgjuar edhe në kohën e Enverit. Muzika s’ka politikë. Ai është këngëtarë i mirë, ndërkombëtarë. Kemi ardhur për të kaluar një fundjavë të bukur. Ka dhe këngëtarë të tjerë, ai ka qenë i ftuar edhe në të kaluarën në Tiranë. I kanë moshuar kot këtij problemi”, tha qytetari.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!