×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka rrugë tjetër për luftimin e pandemisë Covid-19”, vaksinohet Hysen Durmishi

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 15:26

    Zëvendësiministri i Diasporës, Hysen Dyrmishi është vaksinuar.


    Lajmin për vaksinimin e ka dhënë vet ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Përveç një fotografie të publikuar, Dyrmishi ka shkruar se nuk ka rrugë tjetër për të luftuar pandeminë Covid-19.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Unë u vaksinova,
    Nuk ka rrugë tjetër për luftimin e pandemisë covid -19, prandaj ju lutem shfrytëzojeni mundësinë që të vaksinoheni ju që nuk e keni bërë ende.

    Ditën e sotme në raportin e publikuar nga IKShPK është bërë e ditur se janë shënuar 17 raste të vdekjes dhe 1067 infektime të reja.

    “Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, ka njoftuar IKSHPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!