×
  • Lajme
  • Botë

    Hidhet në liqen për t’i shpëtuar policisë, mbytet 27-vjeçari

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 21:35

    Ka përfunduar në mënyrë tragjike arratia e një marokeni 27-vjeçar në Itali. Ai është mbytur në liqenin e parkut Forlanini në Milano.


    Teksa ndiqej nga policia ai është hedhur në liqen për t’i shpëtuar këtyre të fundit. Por ky veprim, ka rezultuar fatal për të. Sipas autoriteteve, marokeni, ndodhej brenda një makine me dy persona të tjerë.

    Teksa iu shmangën për 15 minuta policisë, dolën nga mjeti për ta vijuar arratisjen në këmbë. 27-vjeçari, për të shpëtuar, mendoi të hidhej në liqen, por nuk mundi të dalë i gjallë nga atje.

    Trupi i tij i pajetë është gjetur pas një ore kërkimesh, ndërkohë, nuk dihet ende asgjë në lidhje me 2 personat që kanë qenë së bashku me të në makinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!