×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi zviceran shkruan për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 9:11

    Mediumi zviceran “20 minuten”, i kushtoi një artikull vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.


    “Dy burra me një makinë zvicerane thuhet se e kanë vrarë një 18-vjeçare në Kosovë”, është titulli i mediumit 20 minuten.

    Mediumi i referohet medieve Kosovare duke thënë se dy burra dyshohet se e kanë vrarë një vajzë 18-vjeçare.

    Të dyshuarit janë parë të dielën në një “Audi” me targa zvicerane.

    “Audi” të tyre me targa zvicerane. Dy burrat akuzohen për vrasjen e një gruaje në Kosovën jugore. I dyshuari A.S (32 vjeç) është arrestuar nga policia, kurse burri tjetër D.K (29 vjeç) është ende në arrati”, shkruan 20 minuten.

    Të dy u filmuan kur e çuan 18-vjeçaren në spital në Ferizaj pasditen e së dieles.

    Ajo dyshohet se vdiq si pasojë e keqtrajtimit. Duke përdorur imazhet nga kamerat e vëzhgimit të spitalit, autoritetet ishin në gjendje të gjenin burrat dhe vendin e krimi.: Krimi thuhet se është kryer në një ndërtesë banimi në Ferizaj.

    Hetimi është duke vazhduar dhe kërkimi për të dyshuarin e dytë vazhdon.

    Kufoma e M.O. aktualisht është duke u ekzaminuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!