×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia gjetën shkopin e bejsbollit në veturë, pejani ‘u hy dru’ dy policëve

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 9:26

    Një person është arrestuar të dielën rreth orës 23:00 në Pejës, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit gjatë shqiptimit të një tikete dhe kontrollit të veturës së tij, i është gjetur një shkop bejsbolli, shkruan Reporteri.net.

    Në raport thuhet se në shenjë revole ai ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë në shqiptimi të një tikete dhe gjatë kontrollit i është gjetur në automjet një shkop bejsboll, në shenjë revolte i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor.”, njofton Policia.

    Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!