×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, sot pritet të dalë para Gjykatës njëri nga të arrestuarit

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 9:50

    I dyshuar se ka ndihmuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj A. S., pas pak pritet të dalë para gjykatësit në Ferizaj.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” ka bërë të ditur kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

    “Seanca ndaj të dyshuarit lidhur me vrasjen e ndodhur ditë më parë do të mbahet me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Jashari.

    Sipas prokurorisë, i dyshuari A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë në vendngjarje dhe dyshohet se ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares.

    I pyetur lidhur me të dyshuarin tjetër që është në arrati, D.K. kryeprokurori ka thënë se janë duke e kërkuar, por ende nuk ka diçka te re për arrestimin e tij.

    “Policia e Kosovës është duke e kërkuar por deri tani ende nuk  është arrestuar. Ka thirrje nga qytetarët se e kanë parë në një pjesë apo tjetër, por ende nuk është arritur të arrestohet”, thotë Jashari. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!