×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët u kërkojnë imamëve t’i bindin besimtarët se s’janë të rrezikuar

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 11:01
    Kthimi i talebanëve në Afganistan / Reporteri

    Zëdhënësi i talebanëve ka kërkuar nga imamët në Afganistan që t’i bindin afganët për sigurinë e tyre.


    Zabihullah Mujahid në një takim me imamët në Kabul ka thënë se ata janë përgjegjës që t’i mbajnë të qetë besimtarët.

    Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët tjerë të NATO-s se po cenojnë sundimin e tyre duke organizuar fluturime të evakuimit e duke u ofruar azil afganëve.

    “S’ka lehtësime për ata jashtë, e dimë këtë”, ka thënë zëdhënësi, raporton Associated Press.

    Mujahid ka thënë se të punësuarit e Qeverisë së shpejti do të mund të kthehen në punë dhe se afganët janë të sigurt.

    Talebanët janë zotuar për amnisti ndaj atyre që kanë punuar me trupat ushtarake të huaja dhe qeverinë afgane, por shumë afganë po frikësohen për hakmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!