×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet foto, Dardan Krivaqa me duar të lidhura brenda stacionit policor

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 14:41

    I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjecares, M.O nga Ferizaj, Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga policia e Kosovës.


    Mediat lokale kanë publikuar pamje ku Krivaqa shihet brenda stacionit policor.

    I njëjti fillimisht kishte tentuar që t’i ikë policisë me një bicikletë, e në kërkim ka qëndruar për dy ditë.

    Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.

    Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.

    Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!