×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që ndihmoi policinë në arrestimin e Krivaqës i refuzon paratë e Pacollit si shpërblim

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 20:09

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ofruar këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.


    Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën.

    “Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!