Mikrobiologu Lul Raka thotë se është kritikuar shumë kur tha se nuk duhet të përdorën antibiotikë kundër COVID-19.
Ai tha për RTK se u hodh në “turrë të druve” vetëm sepse deklarata e tij u keqkuptua.
“Fatkeqësisht ditëve të fundit ka një sulm frontal në të cilën jam shënjestër prej të gjithëve, prej punëtorëve shëndetësorë. Më kanë qit në njëfarë mënyre në turrë të druve. Do të gjuajnë me raketa, disa me thika, disa me dru me gjithçka. COVID-19 shkaktohet prej virusit, antibiotikët nuk kanë kurrfarë ndikimi as në mjekimin e as parandalimin e infeksionit me COVID-19. I vetmi indikacion kur jepen antibiotikët është nëse në të njëjtën kohë ki edhe infeksion bakterial i cili patjetër duhet trajtuar me antibiotikë”, shpjegon Raka.
Sipas tij, një person mund të jetë i prekur me koronavirus dhe në të njëjtën kohë mund të ketë edhe bashkë-infeksion me baktere.
“Në këto raste kur ke bashkë-infeksion t’i duhesh mjekuar për atë infeksion me baktere, duhet me marrë antibiotik patjetër. E dyta, mundesh me kaluar COVID-19 dhe pas 1,2 apo 3 javë me t’u keqësuar gjendja, me pas infeksion bakterial, mushkëritë i ke të dëmtuara, vjen bakteri dhe patjetër duhet me marrë antibiotik”, tha Raka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.