×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas atentatit në Lushnje, RENEA kontrolle në Durrës, Lezhë e Shkodër

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 7:28

    Një ditë pas pas ngjarjes së rëndë në Lushnje me një viktimë dhe 5 të plagosur, Forcat Speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë dhe Shkodër për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave të përfshirë apo të dyshuar si autorë te krimeve kundër personit e pronës.


    Burimet bëjne me dije se janë shoqëruar për verifikim dhjetra persona në Durrës, Lezhë, e Shkodër.

    Kontrollet vijojnë, ndërkohë RENEA mësohet se do të ushtrojë kontrolle të tilla edhe në qytete të tjera.

    Një ditë pas vrasjes së bizmesmenit Bledar Muça në Lushnje, ngjarja ka mbetur pa autor edhe pse policia dyshon se atentati është mesazh mes grupeve të forta kriminale.

    Hetuesit kanë shoqëruar disa persona, ndërsa po heton edhe aktivitetet e viktimës si dhe përfshirjen e 35-vjeçarit në disa aktivitete biznesi.

    Ngjarja e rëndë rrezikoi seriozisht jetën e qytetarëve pasi të shtënat e çrregullta drejt lokalit plagosën edhe disa persona të tjerë për shkak se në kohën e ngjarjes, zona ishte e populluar në mes të qytetit të Lushnjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!