×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Krivaqa pritet sot që të paraqitet para gjykatës

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 8:52

    Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj pritet që sot të dal para gjykatës.


    Avokati i tij Admir Salihu, tha që sot mund të ndodh që ai të paraqitet para trupit gjykues.

    “Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër. Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion”, tha ai për Klan Kosova.

    Kurse zyrtarja për informim Albënora Bekteshi-Hoti, tha se nuk ka akoma një kërkesë nga ana e prokurorisë.

    “Ende nuk kemi ndonjë kërkesë të paraqitur nga ana e prokurorisë. Në momentin që do të kemi do të ju njoftojmë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!