×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në dy orë pritje në dalje të Merdares, gjendja në pikat tjera kufitare

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 9:07

    Edhe mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar në Merdare është më i ngarkuari.


    Pritjet në dalje të këtij pikëkalimi janë deri në dy orë, ndërsa kolona është e gjatë 1200 metra.

    Deri afro një orë ka pritje tek Dheu i Bardhë, ku kolona është 300 metra.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendje më e qetë paraqitet në pikëkalimet e tjera kufitare.

    Në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në gjysmë ore, ndërsa në pikën kufitare në Vërmicë, pritjet janë deri në 20 minuta, ku kolona është 100 metra.

    Fluks i madh i veturave që ia kanë mësyrë pikëkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje ka qenë i madh javët e fundit, pasi mërgimtarët kanë përfunduar pushimet dhe po drejtohen për në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!