×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet projektligji që mundëson ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 11:02

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që mundëson ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje.


    Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Qeverisë së Kosovës.

    Pas miratimit të këtij ligji do t’iu mundësohet ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje.

    Njoftimi i Qeverisë:

    NDIHMË JURIDIKE FALAS VIKTIMAVE TË DHUNËS NË FAMILJE

    KALON projektligji i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje; dëshmitare të dhunës, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur; fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përben diskriminim, si dhe, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!