×
  • Lajme
  • Botë

    Reporterët pa Kufij: Talibanët po imponojnë kufizime shumë të rënda, presion dhe dhunë ndaj medias

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 11:11

    Organizata “Reporterët pa Kufij” deklaroi se talibanët në Afganistan po imponojnë kufizime shumë të rënda në media dhe se ata po vendosin rregulla të reja çdo ditë.


    “Reporterët pa Kufij” shprehen se ka rritje të kërcënimeve, presioneve dhe ndonjëherë dhunës nga ana e talibanëve ndaj mediave.

    Të paktën 10 gazetarë janë kërcënuar ose sulmuar gjatë kryerjes së punës së tyre në rrugët e Kabulit dhe Xhalalabadit brenda një jave, tha organizata, duke shtuar se rreth 100 media private në të gjithë vendin ndaluan punën e tyre sapo talibanët morën kontrollin.

    “Gjatë një jave talibanët dhunuan pesë gazetarë dhe kameramanë nga kanali ynë. Kontrollojnë gjithçka që transmetojmë”, citoi organizata një punëtor të një kanali televiziv privat, i cili për arsye të sigurisë foli në kushte anonimiteti.

    Ndërkohë, organizata shton se mediat vendase janë detyruar të pezullojnë një pjesë të programeve të tyre sepse talebanët i urdhëruan ata të respektojnë ligjin islam.

    Korrespondentët e huaj që mbetën në kryeqytet nuk janë subjekt i këtyre rregullave dhe arrijnë të punojnë pothuajse normalisht, por për sa kohë, shtron pyetjen oganizata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!