×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria u ndan shtesa në paga për tre muaj punëtorëve shëndetësorë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 11:42

    Qeveria u ndan shtesa në paga për tre muaj punëtorëve shëndetësorë.


    Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj.

    Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor.

    Njoftimi i Qeverisë:

    “2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR

    Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!