×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se sulmoi fizikisht dikë në KQZ, Sami Kurteshi e mohon

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 13:02

    Në media sot u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.


    Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

    Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

    “Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë Kurteshi.

    Lidhur me rastin Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar edhe me KQZ-në dhe Policinë e Kosovës, por të njëjti nuk kanë kthyer ende përgjigje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!