×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes PS

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 13:37

    Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes.


    E deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit te dyte qeverises

    “Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë.

    Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetss së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik pikërisht në momentin kur varianti

    Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. E falenderoj publikisht për këtë shembull kuptimplotë të ndjenjës së lartë të detyrës ndaj atyre më në nevojë se askush tjetër. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë sërish të vështirë”.

    Najada Çomo u rendit e dyta në listën e sigurtë të deputetëve të PS në Tiranë, pas Luljeta Bozos për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo fitoi 1400 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!