Ministrij e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, me ç’rast ka thënë se janë të shqetësuar dhe për këtë qeveria ka dhënë angazhimin maksimal.
“Jemi të shqetësuar me vrasjen makabre të M.O. dhe kjo është arsyeja pse qeveria ka dhënë një përkushtim maksimal ndaj këtij rasti dhe jemi të vëmendshëm ndaj kësaj situate, dhe jemi të vetëdijshëm për situatën që po kalojmë, për shkak të dominimit të mentalitetit partirakal burrat konsiderojnë te trupin e gruas si një pronë të tyre. Kjo duhet të ndryshoj dhe do të ndryshojë. Qeveria do të angazhohet në reforma te thella në arsim, ekonomi, drejtësi per ta ndryshuar gjendjen në Republikën e kmosoves . Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen makabre”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
“Arsyeja pse kemi marrë pjesë në protestë ka qenë të japim mbështetjen tonë si qeveri në raport me angahzimin shoqërorë dhe veprimet Organizatave të shoqërisë civile në adresimin e këtyre rasteve”.
“Ky rast e ka vëmendjen e shtuar të qeverisë, jemi të vetëdijshëm me ndarjen e pushteteve, sepse për këtë vendos gjykata, si qeveri kërkojmë dënim maksimal ndaj kriminelëve që e kanë bërë këtë vrasje makabre”, tha Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë tha se përgjegjësi duhet të japin edhe ata që i kanë kontribuar vrasjes së 18-vjeçares.
“Ata që i kanë kontribuar situatës me mosveprimin e tyre kanë kontribuar të kemi në vrasje të tillë padyshim se duhet të japin përgjegjësi”, tha ajo.
Haxhiu më tej tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpjeguar se do ta hetojnë këtv rast, dhe do të vlerësojnë nëse dikush nga gjyqtarët e ka neglizhuar punën e tyre.
Ministrja e Drejtësisë tha se gjyqtarët dhe prokurorët paguhen me paratëe e taksapaguesve kosovarë dhe duhet t’i shërbejnë ligjit dhe jo krimineleve. /Reporteri.net/.