Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet pasi ka pranuar informacione për një rast të sulmit që ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, tha Ahmeti.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.
Kurteshi në anën tjetër, në një prononcim për media e ka mohuar një gjuhë të tillë. /Reporteri.net