Një çudi arkitekturore ka ndodhur në rrugën Uran Ajeti në Mat 1, të Prishtinës, shkruan Reporteri.net
Një objekt në ndërtim e sipër është ndërtuar 30 centrimetera më i madh se objekti tjetër. Anipse të dy objektet janë të ngjitura njëra me tjetrën.
Pra, objekti i ri ka dale me gati dy blloka më afër rrugës krahasuar me objektin e vjetër.
Komuna e Prishtinës ka dhënë leje për një ndërtim të tillë, këtë për Reporterin e kanë konfirmuar inspektorët komunal, të cilët pas raportimit të Reporterit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë verifikuar objektin në fjalë.
Ata përmes telefonit kanë thënë se objekti në fjalë është në rregull dhe se e ka lejën e ndërtimit.
”Po, objekti në fjalë është në rregull, e ka lejën ndërtimore dhe nuk ka lëvizur nga plani i ndërtimit, e ka piketimin’, kanë thënë inspektorët e komunës së Prishtinës për Reporterin.
Kurse redaksia jonë ka provuar të kontaktoj edhe me Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit por nuk kanë pranuar të flasin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.