×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 21 vjetësh, arrestohet një person në Gjakovë për vrasje që dyshohet se e kreu në vitin 2000

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 20:25

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.


    Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

    I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!