×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në Prishtinë, qëllohen tre persona

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 23:55
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Tre persona janë plagosur në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë pas një përleshje të armatosur me armë zjarri.


    Lajmi për Gazetën Online “Reporteri.net”, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”.

    “Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

    Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!