×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë, arrestohet 40-vjeçari duke kultivuar kanabis

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 11:26

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili kishte nisur kultivimin e kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina”, në fshatin Dorës u gjetën 60 kubikë dhe fidanë kanabis sativa.


    “Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa”, sqaron policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!