Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se në Bratisllavë, në konferencë ndërkombëtare të organizuar nga GlobSec, “do të tregojë të vërtetën dhe se është e nevojshme që Amerika të pajtohet me Prishtinën për të shfuqizuar taksën mbi mallrat serbe”.
Ai i tha TV Prvas se edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë atje, por ai nuk do të ketë një takim dypalësh me të.
“Unë po shkoj atje i lirë nga çdo faj dhe përgjegjësi për atë që po ndodh në Kosovë,” tha kreu i shtetit serb.
Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë nesër në një konferencë ndërkombëtare në Bratisllavë në panelin mbi të ardhmen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Konferenca GlobSec i dedikohet sigurisë në Evropën Qendrore.
Vuçiç tha gjithashtu se ai ishte në favor të demarkacionit me Kosovën, duke thënë se është “absolutisht më i shëndetshëm për Serbinë dhe Serbët”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.